Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 07 April 2021 13:45

Kim Kardashian fiton statusin e miliarderes

kimkardashian 9

Ylli amerikan televiziv, Kim Kardashian, i është bashkuar klubit elitar të personave shumë të pasur, duke e arritur statusin e miliarderes.

 

Pasuria e saj neto e ka arritur shumën prej 1 miliard dollarëve, falë bizenseve të saj të kozmetikës dhe veshjeve, si dhe të hollave të fituara nga emisioni televiziv “Keeping Up With The Kardashians”, marrëveshjeve për reklamim dhe investimeve në biznese të ndryshme.

 

Tani, ajo është pjesë e listës së famshme “Miliarderët e botës” të përpiluar nga revista “Forbes”, duke u bërë pjesë e 2.755 figurave tjera që janë pjesë e saj.