Reperi mbetet në koma dhe gjendja e tij nuk ka ndryshuar, tha për TMZ menaxheri i tij, Steve Rifkind.
Anëtarët e familjes së DMX e vizituan atë të martën në mbrëmje, duke u larguar rreth orës 22:00.
Rifkind thotë se mjekët do të kryejnë një bateri testesh të mërkurën për të përcaktuar nivelin e funksionit të trurit.
Siç kemi raportuar, reperit DMZ të premten mbrëma truri i tij ishte privuar nga oksigjeni për gati 30 minuta.
Por, parashikimi nuk është i mirë, testet e së mërkurës do të përcaktojnë vendimet që familja mund të duhet t’i marrë.
Miliona fansa të DMX ishin mbledhur para spitalit për të bërë lutje për reperin.