Ndonëse të kufizuara, studimet tregojnë se rrushi në përgjithësi dhe ai i ziu në veçanti janë burime të shkëlqyera të melatoninës.
Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ardhur në ndihmë njerëzimit jo vetëm për ushqim por edhe për shëndet. Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme. Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale.
Rrushi i zi i bën mire zemrës, trurit, syve, gjakut. Gjithashtu fale melatonines qe e përmban rrushi përmirëson edhe cilësinë e gjumit.