Universiteti i Oksfordit, ka prodhuar edhe një vaksinë që premton të revolucionarizojë trajtimin kundër kancerit.
Professor Adrian Hill, drejtor i Universitetit Jenner pranë këtij Universiteti tha se “vaksina e re ka potencialin ta ndryshojë rrënjësisht trajtimin kundër kësaj sëmundjeje”.
Ajo bazohet mbi një njëjtën teknologji vektori që u përdor për vaksinën anti Covid të Oksfordit dhe Astra Zenecas.
Materiali gjenetik i përcjellë në këtë mënyrë e nxit trupin t’i përgjigjet molekulave të njohura si proteina MAGE, të cilat gjenden në sipërfaqen e qelizave të kancerit.