Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Sunday, 19 September 2021 11:21

Xhudistet kampione - kontribojnë në edukimin fizik e psikologjik të ushtarëve

distriaa nora lalalalalaal

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe trajneri i dy xhudisteve, Driton Kuka.

Sipas tij, nuk duhet të harrojmë asnjëherë që sporti nga bashkon.

”Vendimi sot nga Qeveria Shqiptare: Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë”, ka shkruar Kuka në ”Facebook”.

Ky i fundit ka theksuar se përfshirja e Sportistëve Elitarë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë.

 

Submit to FacebookSubmit to Twitter