Higjiena e gojës duhet të fillojë te bebet që me daljen e dhëmbit të parë, kur dhëmbi dhe mishrat e dhëmbëve duhet të pastrohen me një garzë të pastër e të lagur.
Nga fundi i vitit të parë të jetës, kur fëmija ka rreth 8 dhëmbë në gojë, ai duhet të fillojë larjen e dhëmbëve me furçë dhe me pak ujë.
Goja e fëmijës përmban miliona baktere, duke përfshirë edhe streptokokun, i cili është përgjegjës për fillimin e kariesit të dhëmbëve.
Kur një prind fut në gojën e vet lugën me të cilën ai ushqen fëmijën, rreziku shtohet, sidomos kur edhe vetë prindi ka dhëmbë të prishur.
Për këtë arsye, vizita e parë e fëmijës tek dentisti duhet të bëhet në moshën 12 muajshe.