Shikuesit e “Britains Got Talent” morën një surprizë mbrëmjen e së shtunës, kur yjet e televizionit për fëmijë “The Teletubbies” u shfaqën në audicion.
Duke u rikthyer në ekran për përvjetorin e tyre të 25-të, katër interpretuesit – të luajtur nga: Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po – kërcyen me hitet e Beyonces, ABBA dhe One Direction.
Grupi i njohur tërhoqi menjëherë vëmendjen e gjyqtarëve të spektaklit.
Dhe sigurisht që performanca e tyre u pëlqye aq shumë, sa mori katër ‘po’ nga gjyqtarët, të cilët kualifikuan grupin në raundin tjetër.